Fundamenti

Nuk e ftoi Shqipëria, nuk e ftoi Kosova, shikoni si reagon Meha

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Alban Meha i ka uruar suksese Shqipërisë dhe Kosovës në ndeshjet e sontme ndaj Italisë përkatësisht Islandës.

Mesfushori Alban Meha në të kaluarën nuk ishte ftuar nga trajneri Gianni de Biasi, çka bëri që ai të ndryshonte Kombëtare dhe të luante për Kosovën.

Por, ai nuk është ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaki për ndeshjen ndaj Islandës, me pretekstin se ka qenë i lënduar dhe ka konkurrencë të fortë në pozitën e tij.

Mobi Casa

Por, pavarësisht kësaj, Meha i ka uruar suksese Shqipërisë dhe Kosovës.

“Suksese Djema #ForcaShqipe #Albania #Kosova #Shqiptar”, ka shkruar Meha në Facebook. /Express/