Haliti inspektoj punimet në projektin e ujësjellësit në fshatin Vërban
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet në projektin e ujësjellësit në fshatin Verban të Vitisë.
Me këtë rast ai është takuar me banorët e këtij lokaliteti, të cilët e falënderuan atë për këtë projekt shumë të rëndësishëm.
Kurse kryetari Haliti tha se qeveria komunale e Vitisë mbetet e përkushtuar të realizoj projekte të cilat janë në interes të banorëve të saj./rajonipress/

