United Hospital

Pasuria marramendëse e kryetarëve të komunave

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Agjencia Kundër Korrupsion, (AKK), ka publikuar pasurinë që kanë deklaruar kryetarët e komunave të Kosovës. Patundshmëria e tyre sillet, prej miliona euro e deri me qindra mijëra euro. Nga ajo çfarë kanë deklaruar, mësohet se komunat e Kosovës në krye kanë pasanik me standard të lartë jetësore.

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ka 600 mijë euro pasuri të paluajtshme, 47 mijë euro aksione në biznese të ndryshme bashkë me fëmijët dhe 31 mijë euro të ardhura vjetore nga pagat dhe honoraret. Kreu i Komunës së dytë më të madhe në vend, asaj të Prizrenit, Ramadan Muja, ka 150 mijë euro patundshmëri dhe 59 mijë euro para të gatshme, ndërsa të ardhurat vjetore nga paga, pensionet dhe honoraret arrijnë në 23 mijë euro, shkruan Zëri.

ARKATANA

I pari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, ka patundshmëri në vlerë prej 440 mijë euro, 5 burime të ndryshme të të ardhura, të cilat arrijnë vlerën vjetore prej 50 mijë euro. Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka 720 mijë euro patundshmëri, 150 mijë euro i ka deklaruar si huadhënie dhe 250 mijë euro aksione në biznesin “Viva Fruta” dhe 15 mijë euro para të gatshme.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, posedon patundshmëri në vlerë prej 430 mijë euro, ndërsa të hyrat vjetore familjare arrijnë në 35 mijë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.