Fëmijët njihen me detyrat e policisë
Gjilan – Rreth 30 fëmijë të entit parashkollor “Integj” në Gjilan kanë vizituar stacionin policor në Gjilan në kuadër të strategjisë “Policimi në Bashkësi”.
Qëllimi i vizitës ka qenë që këta fëmijë më për së afërmi të njoftohen me punën, detyrat dhe ambientet e policisë së Kosovës në Gjilan.
Fëmijët gjatë vizitës kanë pasur rastin të njoftohen me ambientin brenda stacionit policor dhe kanë përdorur disa pjesë të uniformës si kapela e jelekut reflektues, shenja “Stop” që me këtë fëmijët kanë arritur të kuptojnë qëllimin dhe rëndësinë e zyrtarëve policor që kujdesen për sigurinë në komunikacion. Drejtoresha dhe stafi i kësaj çerdhe janë falënderuar për një vizitë kaq të rëndësishme për fëmijët./rajonipress/


