FIDANISHTJA

Samanta, fituesja e Top Fest 10

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavello, është fituesja e edicionit të 10-të të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Top Fest. Në një natë spektakolare të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Top Fest vazhdoi të mbajë primatin për nivelin e organizimit në sferën e shpërblimit të artistëve muzikorë shqiptarë.

Favoritët për të fituar Çmimin Kryesor të festivalit ishin konsideruar Marsela Cibukaj dhe Samanta, ndërsa në fund ngadhënjeu kjo e fundit me këngën “Loti i Fundit”.

Sidoqoftë, Marsela rrëmbeu Çmimin e Internetit, ndërsa pos faktit që e festoi gjithë festivalin, Samanta mori u shpërblye edhe me Best Female si femra më e mirë.

Best Male dhe Best Group u rrëmbyen nga artistët nga Kosova, Andos Sinani respektivisht Offchestra.

Për baladën më të mirë të festivalit u shpërblye Albërie Hadërgjonaj me këngën e saj “Asnjëherë”.

Edicionin e kaluar Top Festin e fitoi këngëtarja e njohur që ka bërë bujë së fundmi, Elhaida Dani.

Top Fest 10

Best Group – Offchestra

Fundamenti

Çmimi i Internetit – Marsela Cibukaj (Ndjenjë Pa Kohë)

Best New Artist – The Code (Apokalips)

Çmimi “Top Albania Radio” – Naza (Dëgjo Zemrën)

Best RnB – Ajsel (Nuk kam më lot)

Best Pop/Rock – Kamela Islamaj (Pa Limit)

Best Female – Samanta Karavello (Loti i Fundit)

Best Male – Andos

Best Balade – Albërie Hadërgjonaj (Asnjëherë)