UBT

Berisha, magjistari kosovar i Norvegjisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mesfushori shqiptar me pasaportë norvegjeze, Valon Berisha pritet të shkëlqejë në Kampionatin Evropian për grupmoshat nën 21 vjet.

Kështu ka konstatuar e përditshmja britanike ‘Mirror’, ku ka bërë listën e 11 lojtarëve më të talentuar që pritet të shkëlqejnë në këtë Evropian.

FIDANISHTJA

Mesfushori i Salzburgut, ka bërë paraqitje mjaftë të larta këtë edicion në Bundesligën austriake, ku u shpall edhe asistuesi më i mirë i ligës me 13 bashkëveprime.

Berisha është në 11-shen me lojtarë të skuadrave të mëdha si Wilfried Zaha nga Manchester United, Inigo Martinez nga Sociedad, Kevin Strootman dhe Wijnaldum nga PSV Eindhoven apo Lorenzo Insigne nga Napoli (Tribuna).