Eko Higjiena

PDK: Haziri nuk mund t`i ikë përgjegjësisë për problemet rreth “Eco – Higjienës”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, qe një kohë të gjatë po i ndjek zhvillimet në Kompaninë “Eko-Higjiena” dhe shprehë shqetësimin e sajë për gjendjen në këtë kompani, e në veçanti për largimin e punëtorëve nga puna. Mosmarrëveshjet në mes dy partnerëve në këtë kompani; Komunës së Gjilanit dhe “Moser Group” nga Austria, kanë krijuar një situatë të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për Komunën, qytetarët, e sidomos për punëtorët, të cilët janë viktimat e vetme në këtë rast.

Përkundër respektit dhe mirëkuptimit tonë për investitorin privat, megjithatë, ai duhet ta respektojë dhe përmbush marrëveshjen e Partneritetit Publiko-Privat (PPP), të respektojë të drejtat e punëtorëve ashtu siç parashihet me Ligjin e Punës si dhe me marrëveshjen e PPP-së (të lidhur në muajin maj të vitit 2012, ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe “Moser Group”-it austriak).

UBT

Ndërkaq, kryetari i Komunës Lutfi Haziri, duhet t`i jep fund aktrimit që po e bënë me pompozitet përmes mediave, duke u shtirur si”engjëll” mbrojtës i punëtorëve. Gjithashtu, ai, përveç tjerash, duhet të jep përgjegjësi edhe për zvarritjen e tenderit – kontratës, që nga 1 korriku 2016, për mirëmbajtjen e hapësirave publike e gjelbëruese, parqeve, shesheve dhe pastrimit të rrugëve, e në anën tjetër, kjo punë, që prej atëherë, në mënyrë të kundërligjshme – pa kurrfarë tenderi – kontrate të punës, vazhdon të bëhet përmes punëtorëve të kompanisë „Eco-higjiena”, duke i mashtruar ata për pagesë retroaktive, ndonëse fati i tyre është i lidhur me këtë aktivitet.

Kryetari i komunës, ka përgjegjësi institucionale për monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij Partneriteti Publiko-Privat, e jo ta zhvendos vëmendjen gjetiu thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.