Radikalizmi i dhunshëm shpie në terrorizëm
Gjilan – Referuesit e këtij debati përmes mesazheve të tyre nga kjo ligjëratë kanë njoftuar nxënësit për pasojat dhe rrezikun që i sjellin vendit tonë përkrahja e çfarëdo lloji të ideve që kanë të bëjnë me Radikalizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe parandalimi i mundshëm i kësaj dukurie që sjell vetëm dëme dhe fatkeqësi për gjithë botën.
Në Teatrin e Qytetit të Gjilanit është realizuar një Ligjëratë përmbajtësore me temën “Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm” për nxënësit e shkollave të mesme të Gjilanit.
Ligjërata është udhëhequr nga Komandanti i stacionit Policor në Gjilan Major Remzi Azemi, në vazhdën e strategjisë “Policimi në bashkësi”.
Ligjërues kanë qenë zyrtarë nga Policia e Kosovës Drejtoria Kundër Terrorizmit, Kryetari i komunës së Gjilanit, udhëheqës të lartë nga Bashkësia Islame e Gjilanit dhe Sociolog të drejtorisë së arsimit.
Referuesit e këtij debati përmes mesazheve të tyre nga kjo ligjëratë kanë njoftuar nxënësit për pasojat dhe rrezikun që i sjellin vendit tonë përkrahja e çfarëdo lloji të ideve që kanë të bëjnë me Radikalizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe parandalimi i mundshëm i kësaj dukurie që sjell vetëm dëme dhe fatkeqësi për gjithë botën.
Në këtë Ligjëratë kanë marrë pjesë edhe, KFOR-i Turk, Drejtor të shkollave të mesme, mësimdhënës, si dhe rreth 250 nxënës nga klasat e XII-të të shkollave të mesme të Gjilanit, ku u pa një interesim i madh për temën e ligjëruar thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/


