FIDANISHTJA

Haziri: Gjilanasit janë kryengritur për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, jo për të shkuar në Siri e Irak

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Nën organizimin e Policisë së Kosovës në Gjilan, është mbajtur sot një ligjëratë kundër ekstremizmit që shpien në terrorizëm, në të cilën ka marrë pjese kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, përfaqësues nga Drejtoria Kundër Terrorizmi në kuadër të PK në Prishtinë, përfaqësues nga Këshilli i Bashkësisë Islame, KFOR-i turk, sociologë, e teologë, sikurse edhe nxënës të shumtë e arsimtarë të shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit.

Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, Remzi Azemi, ka thënë se të gjitha institucionet e sigurisë këtë fenomen e kanë marrë me shqetësim, duke e bërë objektiv parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që çon në terrorizëm.

Ai ka falënderuar të gjitha institucionet për bashkëpunimin e mirë, kurse ka shtuar se qëllimi i Policisë së Kosovës është identifikimi i hershëm i personave që e ndryshojnë sjelljen.

“Ne kemi marrë hapa konkret dhe falë bashkëpunimit me të gjithë, në Gjilan situata është jashtëzakonisht më e mirë, krahasuar me vitet e kaluara”, ka thëne Azemi.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo dukuri sot botën po e çon drejt një kërcënimi serioz, ndërsa ka shtuar se arsyeja që kjo ligjëratë po mbahet në Gjilan, është se ky është një qytet i paqes, e i sigurisë.

“Ne nuk kemi asnjë vrasje në tri vitet e fundit, falë koordinimit dhe bashkëpunimit të të gjitha institucioneve në Gjilan”, tha Hazri.

ARKATANA

Ai u bëri thirrje nxënësve, arsimtarëve e prindërve që të bashkëpunojnë për parandalimin e këtij fenomeni negativ, ndërkaq ka pohuar se “praktika ka dëshmuar rreziku i parë i infiltrimit të nxënësve është kur shkojnë në shkollë, me arsyetimin se librat e shenjtë i kemi të mjaftueshëm”.

“Dua t’ju them nxënësve se kauzë mbi të gjitha për ju është shkolla, edukimi dhe mësimnxënia. Nxënësit mund të na ndihmojnë shumë, duke i informuar shokët e shoqet e tyre për këtë fenomen dhe duke bashkëpunuar me shkollën dhe organet e sigurisë. Po e theksoj edhe një element se gjilanasit janë kryengritur për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, e jo për të shkuar në Siri e Irak”, ka qenë mesazhi i kreut të Gjilanit.

Haziri tha se Gjilani po e bënë hapin final të pilotimit të programit të preventivës së çdo lloj ekstremizmi të mundshëm.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit është e vetmja komunë që e ka themeluar Mekanizmin Referues, qëllimi i së cilës identifikimi, trajtimi dhe rehabilitimi i personave të indoktrinuar nga grupe dhe doktrina të ndryshme. Në kuadër të tij, janë të përfshirë përfaqësues nga institucionet e nivelit lokal, të organeve të rendit dhe drejtësisë, bashkësive fetare, Drejtorisë së Arsimit, nxënës të shkollave, e përfaqësues nga OJQ-të e Gjilanit.

Po ashtu, Komuna e Gjilanit është anëtare me të drejta të plota në Rrjetin e Qyteteve të Forta “Strong City Network”, me seli në Londër./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.