Shala: E ndjej veten shqiptar
Futbollisti më i ri i Kombëtares U21 shqiptare, Herolind Shala, nuk e pati të vështirë t’i thotë ‘Po’, ftesës së skuadrës ‘kuqezi’. Duke folur për mediat norvegjeze, futbollisti kosovar deklaroi se zgjodhi Shqipërinë para Norvegjisë, pasi e ndjen vetën shqiptar.
“Unë e zgjodha Shqipërinë, përkundër faktit se jam i lindur në Norvegji. Kjo vjen pasi e ndjej vetën shqiptar”, deklaroi Shala.
“Unë i kam treguar edhe trajnerit Trond Nordstein dhe ai e ka respektuar zgjedhjen time. Nuk jam i pari që bëj një zgjedhje të tillë dhe ai më dëshiroi fat”, shtoi tutje futbollisti 21-vjeçar i skuadrës Odd në Norvegji.(tribuna)


