Fundamenti

Porosia e Haki Demirit – Shqiponjës: Ma përshëndet tokën e qiellin e Kosovës

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Haki Demiri është valltari më i mirë shqiptar në Turqi dhe mbetet inspirues për gjeneratat e reja. Disa herë me vallet e luajtura nga ai në mënyrë perfekte ka bërë bujë në mediat turke. Valltari nga Bursa edhe pse në moshë nuk harron që në dasma e ahengje të demonstrojë vallet shqiptare. I është gëzuar përdorimit të gjuhës shqipe në fakultetet e Turqisë. Nga përmallimi ai vazhdimisht i dalin lotët. Këta lot janë nga mërzia dhe nga brengat e mija që kam për vëllezërit e mi në Kosovë. Mi bënë të fala tokës e qiellit në Kosovë ishte porosia e Haki Demirit i njohur si Haki Shqiponja.

Haki Demiri llogaritet si valltari i tretë më i mirë në tërë Turqinë. Në dasma, ahengje e gazmende familjare dhe kudo është i pranishëm Hakiu i cili me vallet e tij shqiptare po inspiron shumë të rinj në mbarë Bursën dhe Turqinë.

Haki Demiri një shqiptarë me prejardhje nga Dardana (ish Kamenica) e Kosovës ka bërë një emër dhe gëzon një popullaritet jo vetëm tek familjet kosovare të vendosura në Bursa të Turqisë, po në tërë shtetin dhe kulturën turke.

Hakiu njihet si njëri nga valltarët më të mirë në Turqi. Mediat turke kanë bërë lajme e reportazhe nga më të ndryshmet për jetën dhe karakteristikat e këtij valltari. Nuk ka dasma, ahengje apo gazmende familjare ku nuk është i pranishëm Hakiu. Të gjithë duan që a`i të jetë i pranishëm dhe të luaj vallet shqiptare, madje shumë të vjetra, por që a`i i ka kultivuar e trashëguar nga babai i tij Fejza.”Unë kur luaj valle ndjehem shumë i fuqishëm sepse e di që ato valle janë luajtur nga të parët e mi. Vallet e Kosovës për mua janë gjithçka dhe e bëjë me shpirt e zemër çdo lëvizje timen duke infiltruar edhe stilin e Shqiponjës. Të gjithë më thërrasin Haki shqiponja sepse bëjë lëvizje që gjasojn me lëvizjet e shqiponjës” shprehet Hakiu.

Për shkak të popullaritet që gëzon tek të gjitha shtresat, Hakiu është përzgjedhur asistenti i parë i drejtorit të kulturës në të gjithë Bursën, detyrë këtë që e kreu me sukses deri para tri vitesh, kurse tani është në pension.”Unë i kam 65 vite, por ende jam në formë pikërisht për shkak të valleve që i demonstrojë çdo ditë. Mbajë edhe kurse për gjeneratat e reja tek të cilat mundohem tua nguliti vallet e Kosovës. Duke parë këtë interesimin timin pushteti i Bursës më ka bërë një ofertë që të jem pranë njeriut të parë të kulturës në Bursa”shprehet ai.

Roli i Hakiut është shumë i madh edhe tek komuniteti shqiptarë në Bursa. “Mundohem që të organizojë manifestime e festivale të ndryshme, duke ftuar grupe e ansamble nga Kosova. Nuk ka shoqatë kosovare që nuk e kam ftuar për të treguar vlerat në Bursa”.

Për shkak të gardërobës karakteristike dhe veshjeve kombëtare që mbanë rregullisht, që të gjitha me motive nga Kosova, Hakiu është xhiruar shpesh herë dhe është intervistuar dhjetëra herë nga mediat nacionale të Turqisë. “Edhe këpucët (opingat) e vjetra i kam gjetur nëpër familjet kosovare në Kosovë. Do të shkojë në Krujë të Shqipërisë për ta kompletuar dhe pasuruar garderobën time të cilën me shumë elegancë e veshi kudo .Në Krujë kam dëgjuar se ka veshje të vjetra, shumë të vjetra e të cilat unë kam dëshirë t`i kem në trupin tim “shton Hakiu.

Uji Dea

Çdo delegacion i nivelit të lartë kulturor që vije në Bursa ka dëshirë ta takojë Hakiun. “Më pyesin për çdo manifestim shtetëror. Por, dëshira ime është që një ditë të vij në Prishtinë tek ansamblet e Kosovës dhe të vallëzojë krah për krah djemve të Kosovës”.

Hakiu ndryshe ka bërë shumë për luftën e Kosovës ku ka organizuar tubime sensibilizuese. “Kam mbajtur disa tubime të rëndësishme për të treguar se shqiptarët e Turqisë janë me Kosovën. Lufta na dha edhe më shumë forcë e dashuri për Kosovën” shprehet Hakiu.

Ndryshe Hakiu në të gjitha tubimet apo manifestimet kulturore së pari e bënë shqiponjën, madje edhe para zyrtarëve më të lart të shtetit turk, pastaj demonstron vallen e Rugovës dhe më pas repertorin zyrtar. “Po kjo është e vërtet, të gjithë më thërrasin Haki Shqiponja sepse kudo që marrë pjesë e bëjë së pari shqiponjën” shton ia.

Dëshira e Hakiut për të ardhë në Kosovë është e madhe. “Ehh…e kam në zemër Kosovën, e dua me zemër Kosovën…andaj mi bënë të fala tokës e qiellit të Kosovës” tha në fund Haki Shqiponja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.