ARKATANA

Sadiku s`është gati për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Loret Sadiku nuk do të ketë mundësi ta ndihmojë Kombëtaren shqiptare në ndeshjen kundër Norvegjisë. Vonesa në kompletimin e dokumentacioneve për pajisje me pasaportë shqiptare është arsyeja që mbrojtësi kosovar nuk do të ketë mundësi ta veshë fanellën kuqezi me 7 qershor.

Loret Sadiku, sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë mundësi të debutojë me Kombëtaren shqiptare, në ndeshen kundër Norvegjisë, e cila zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Brazili 2014’.

Vonesa në kompletimin e dokumentacioneve e ka zvarritur nisjen për pajisje me pasaportë shqiptare dhe kjo është arsyeja që mbrojtësi i ekipit suedez Helsingborgut, nuk do të ketë mundësi ta veshë fanellën kuqezi me 7 qershor.

“Edhe pak javë pres disa dokumente nga Policia e Suedisë, por ta kompletuar dokumentacionin për pajisje me pasaportë shqiptare”, ka thënë për Express, 21 vjeçari.

Eco Higjiena

“Është kohë e shkurtër dhe nuk besoj se do arrij t’i kompletoj të gjitha dokumentet për t’u pajisur me pasaportë shqiptare, para ndeshjes me Norvegjinë”, ka theksuar Sadiku.

Përveç nënshtetësisë shqiptare, Sadikut i duhet edhe leja nga FIFA për ta veshur fanellën kuqezi, pasi më herët ka zhvilluar tri ndeshje me ekipin U-21 të Suedisë.

Ndërkohë, Gianni de Biasi është duke u munduar ta kompletojë listën e futbollistëve që do t’i ftojë për ndeshjen kundër Norvegjisë, e cila do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë.

Trajneri italian, për këtë ndeshje pritet t’i ftojë disa emra të rinj në ekip si: Jurgen Gjasula (Duisburg), Ergys Kaçe (PAOK), Azdren Llulaku (Gaz Metan), Ilir Berisha (Orebro) dhe Vullnet Basha (Sion).