Uji Dea

E shantazhonte përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dyshuari

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës pas një pune operative kanë arrestuar të dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës, pasi që i njëjti në periudhën kohore Janar-Mars 2017 përmes rrjetit social “Facebook’’ nga viktima mashkull shtetas i Kosovës që punon në Zvicër, në mënyrë sistematike ka kërkuar që t`i dërgoj para nga Zvicra duke e shantazhuar viktimën se nëse nuk i dërgon parat e kërkuara do i publikoj apo do tua dërgon familjarëve të tij bisedat me përmbajtje erotike të cilat viktima dhe i dyshuari i kishin zhvilluar në rrjetin social “Facebook’’.

Nga hetimet e zhvilluara mësohet se i dyshuari fillimisht kishte hapur një llogari të rreme në “Facebook” në emër të një femre në të cilën llogari kishte postuar fotografi të një femre dhe pasi kishte vendos kontakt me viktimën nga i cili edhe kishte arrit që të merr edhe foto personale, kishte filluar ta shantazhoj duke i kërkuar para.

Eco Higjiena

Me qëllim të ruajtjes së imazhit dhe i ndodhur nën presion, viktima disa herë i kishte dërguar para nga Zvicra të dyshuarit përmes bankës “Western Union”.

Me urdhër të Prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.