ARKATANA

Meha operohet brenda javës, mungon ndaj Norvegjisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Edhepse u raportua si një lëndim që nuk do të ketë shumë pasoja, ekzaminimet e kryera me “MRI Scan” ditën e hënë kanë dhënë lajme të këqija për mesfushorin shqiptar Alban Meha.

Mesohet se futbollisti shqiptar ka pësuar një lëndim të rëndë në meniskun e gjurit të majtë, për të cilin thuhet se brenda javës do të kryej një ndërhyerje kirurgjikale.

Lajmi është publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit gjerman, dhe gjithashtu këtë lajm e kanë konfirmuar edhe familjarë të Albanit për Asport.

“Mbyllet sezoni për Mehën, kthehet në fazën përgaditore” thuhet në faqen e Paderbornit.

ARKATANA

Ky është një lajm i keq për trajnerin italian De Biazi i cili llogariste në shërbimet e mesfushorit për ndeshjen e rëndësishme të 7 qershorit kundër Norvegjisë.

Kujtojmë se Alban Meha pasditen e djeshme është dëmtuar në minutën e 23-të të sfidës që Paderborni i tij fitoi 2-0 kundër Mynih 1860.

Kështu Meha, bëhet lojtari i 4-të pas Canës, Roshit e Lilës që do të mungoj në ndeshjen kundër Norvegjisë.