LDK-ja ikë nga Blloku? Haradinaj ‘e merr’ në pyetje Hazirin
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i LDK–së, Lutfi Haziri janë takuar sonte rreth mesnatës në njërin nga lokalet e kryeqytetit, bëjnë të ditur burime Indeksonline.
Pasi që paraprakisht kanë qëndruar së bashku në darkën e shtruar për nder të pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Haradinaj dhe Haziri kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.
“Pozicioni i LDK-së në Bllok tashmë ka lëvizur dhe kjo parti mund të rrëshqet drejt PDK-së, prandaj kjo e ka shqetësuar Haradinajn tej mase. Kjo edhe ishte arsyeja e takimit të vonshëm sonte”, ka thënë një burim brenda LDK-së.
Në takim nga LDK-ja ka qenë edhe Bajram Gecaj, kurse nga AAK-ja ishte edhe Avni Arifi.


