Fundamenti

Brovina i përgjigjet Haradinajt: S’ka seancë pa marrëveshje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputetja Flora Brovina thotë se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive në të cilën është e paraparë të zgjidhet Kryetari dhe nënkryetarët e Parlamentit, pavarësisht kërkesës së Bllokut.

Haradinaj të hënën pas takimit të liderëve të Bllokut, ka pohuar se VLAN do t’i drejtohen Kryesuese së Seancës Flora Brovina, për ta vazhduar seancën ndërprerë muaj më parë, ndërsa ka pohuar se nuk shohin zgjidhje me takimin e përbashkët të kërkuar nga Presidentja Jahjaga.

Por, në një prononcim për Politiko.net, Brovina thotë se partitë koalicionit paszgjedhor e kanë përgjigje nga ajo: pa një marrëveshje mes liderëve nuk do të ketë seancë tjetër.

Fundamenti

“Patjetër që do ta thërrasim, por Blloku e ka përgjigjen. Ata e kanë përgjigjen, duhet të këtë një marrëveshje, sepse nuk mund të thirret seanca pa u marrë vesh për çka do të mblidhemi që më pas ta votojmë Kryetarin dhe nënkryetarët”, ka thënë Brovina për Politiko.net.

PDK si parti fituese e zgjedhjeve, në mungesë të numrave ka dështuar dy herë të zgjedh Kryeparlamentarin, por vazhdon të këmbëngul në të drejtën e saj për këtë pozitë, duke u bazuar në Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në anën tjetër Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje ka shumicën e mjaftueshme parlamentare në Kuvend, megjithatë është mungesa e hapësirës ligjore ajo që nuk po e lë ta jetësojë njërën nga pikat kryesore të marrëveshjes së 10 qershorit./Politiko.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.