Eko Higjiena

Rexhepi: E japim kryeparlamentarin, por jo kryeministrin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se PDK është e gatshme të bëjë kompromis me ndonjë parti të Bllokut për postin e Kryeparlamentarit, vetëm që të dilet nga kjo situate e bllokuar politike, por jo edhe për atë të Kryeministrit.

Duke folur në një intervistë për RTV21, Bajram Rexhepi i quajti partitë e Bllokut LDK-AAK-VV dhe NISMA si parti bllokuese në krijimin e institucioneve.

Ai tha se nëse nuk formohen institucionet sa më parë, atëherë vendi duhet që të shkojë në zgjedhje, për të cilat thotë se PDK është e gatshme.

Si alternativë për formimin e institucioneve Rexhepi e sheh koalicionin PDK- LDK.

U bënë pothuajse pesë muaj që kur u mbajtën zgjedhjet dhe ende nuk janë formuar institucionet e vendit. Bllokada për formimin e institucioneve u bë nga ndarja e dy taborëve politike PDK-së si parti fituese e zgjedhjeve dhe e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-NISMA dhe VV-ja të cilët nuk po i harmonizojnë qëndrimet për të gjetur ndonjë zgjidhje të kësaj situate.

Eco Higjiena

Nënkryetari i PDK-së, vonesën e krijimit të institucioneve e sheh si ngecje të shumë proceseve në interes për vendin.

Ai thotë se roli i Presidentes në këtë situatë është i nevojshëm, e cila po përpiqet që t’i afrojë liderët në një tavolinë për përafrimin e qëndrimeve në gjetjen e ndonjë zgjidhjeje të kësaj situate.

Por, Rexhepi nuk është optimist se partitë që janë bërë bashkë kundër PDK-së do të ndryshojnë qëndrimet e tyre. Ai thotë se kjo situatë po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Për t’u shpëtuar zgjedhjeve dhe për të dalë nga kjo bllokadë e krijuar politike, Bajram Rexhepi thotë se alternativa më e mirë është mundësia e krijimit të një koalicioni mes partive më të mëdha, asaj të PDK-së dhe LDK-së.

Sipas tij, kjo do të prodhonte edhe një pozitë, edhe një opozitë të qëndrueshme. /RTV21/