UBT

Ministrja e Kulturës: Nuk lexoj libra prej dy vitesh

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

“Nuk lexoj libra prej dy vitesh”. Është kjo fraza shokuese e Ministres së Kulturës në Francë, Fleur Pellerin.

“Pranoj pa asnjë problem se nuk kam kohë për të lexuar prej dy vitesh. Lexoj shumë shënime pune, ligje etj. Por nuk kam kohë të lexoj gjë tjetër”, kështu është shprehur Pellerin në një intervistë për televizionin, “Canal plus”.

Eco Higjiena

41 vjeçarja me origjinë nga Koreja e Jugut, e birësuar kur ishte ende fëmijë, ka befasuar me deklaratën e saj duke ngjallur polemika. Për më tepër ajo ka pranuar se nuk e njeh punën e Patrick Modiano, shkrimtarit francez që pak ditë më parë fitoi çmimin Nobel për Letërsi.