ARKATANA

Dorina: Ja arsyet e vërteta të ndarjes nga Taulant Xhaka

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dorina Podrimja ka reaguar në lidhje me lajmet për lidhjen e saj që ka pasur me futbollistin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.

Dorina Podrimja, e cila është e njohur në Zvicër për pjesëmarrjen e saj në Miss Zvicra dhe në disa reklama të njohura, përfshirë edhe atë për BMË, ka folur për lidhjen e saj me lojtarin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.

Podrimja ka thënë se po thuajse të gjitha lajme që kanë dalë në media janë të rreme.

“Më vjen keq, por të gjitha lajmet e shkruara janë gabim dhe të pasakta”, ka thënë Dorina.

“Ne nuk kemi qenë të fejuar asnjëherë. Lidhja e jonë ka 10 muaj që ka përfunduar”, thotë ajo.

FIDANISHTJA

Ajo po ashtu ka treguar edhe arsyet e ndarjes së saj.

“Arsyeja ishte që ne të dy ishim shumë të zënë më karrierë dhe nuk arritëm me qenë bashkë e po ashtu mendimet dallonin shumë. Ne arritëm në një pikë ku u larguam shumë nga njëri-tjetri”.

Dorina në fund ka kërkuar nga mediat, të gjitha që të respektohet jeta e saj private por edhe e Taulantit.

“Ju lutem të respektoni atë që është jeta e jonë priva dhe lidhja e jonë ka marrë fund që sa kohë. Taulantit po ashtu i dëshirojë suksese në jetën private dhe në karrierë”, ka thënë Podrimja në reagimin e saj./express/