FIDANISHTJA

Rama: Ska asnjë ndryshim, do të shkoj në Preshevë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Rama rikonfirmon se do të shkojë në Preshevë për tu takuar me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Në një intervistë për Vizion Plus, kryeministri theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar në axhëndën e tij të vizitës në Beograd e cila është parashikuar të zhvillohet me 10 nëntor. Kryeministri ka theksuar gjtihashtu se do të kërkoje shpjegime nga homologu i tij Vuçiç për atë qe ndodhi ne stadiumin e “Partizanit” te Beogradit.

Kryeministri ka rikonfirmuar qëndrimine tij për vendimine UERFA-s, i cili dënoi Shqipërinë me humbjen e tre pikëve në tavolinë përballë Serbisë, edhe pse dhuna serbe ndaj lojtarëve të kombëtares shqiptare ishte aq e dukshme.

FIDANISHTJA

Rama u shpreh se beteja ligjore do te vazhdoje me apelimin ne shkallet e tjera. Incidenti në ndeshjen mes kombëtares shqiptare dhe asaj te Serbisë në stadiumin e Beogradit, ishte edhe arsyeja e shtyrjes së vizitës së kryeministrit Edi rama në Beograd e cila ishte parashikuar të zhvillohet me 21 tetor. Kjo vizitë u shty p0ër shkak të acarimit të situatës si pasojë e dhunës së tifozerisë serbe ndaj lojtarëve të kombëtares shqiptare e cila shkaktoi më pas edhe acarim në komunikimin me drejtuesve të dy shteteve.