Mobi Casa

Berisha: Rotary Clubi mik dhe mbështetës i vërtetë i shëndetësisë Gjilanase

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan ka pranuar një donacion simbolik me 21 tension-metra, nga Klubi Rotary në Gjilan, që ndikon në lehtësimin e punës në shëndetësinë primare dhe ndihmën e pacientëve në përgjithësi.

Me këtë rast drejtori i QKMF-së në Gjilan Fejzulla Berisha, ka falënderuar Klubin Rotary për këtë donacion dhe disa donacione të tjera, duke potencuar se kjo është një mbështetje për të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në kuadër të QKMF – së.

“Fal bashkëpunimit shumë të mirë me Rotarianët Gjilanas ne sot pranojmë edhe një donacion tjetër, është fjala për 21 tension-metra që normalisht janë shumë të nevojshëm për shërbime të mira shëndetësore. Kisha fatin e madh sepse nga ardhja në pozitën e drejtorit të QKMF – në, nga Rotarianët kemi pranuar një Auto – ambulancë, po ashtu vizitën e mjekëve rotarian Britanez e që kanë shprehur gatishmërinë që të na ndihmojnë me mjete të ndryshme për nevoja të QKMF – së dhe sot po pranojmë donacionin tjetër po ashtu me shumë rëndësi për ne. Bashkëpunimi nga ana jonë me klubin Rotary do të jetë i përhershëm, ngase bashkërisht mund të bëjmë projekte me rëndësi për neve por edhe për shërbimin më efikas për pacient”, ka thënë drejtori Berisha duke shtuar se Klubi Rotary është mik dhe mbështetës i shëndetësisë Gjilanase.

ARKATANA

Ndërsa kryetari i Klubit Rotary në Gjilan, Vehbi Salihu ka thënë se është një ditë e madhe për rotarianët e gjithë botës, e poashtu edhe për neve këtu në Gjilan, sepse në 1985 ka filluar edhe lufta kundër sëmundjes më të madhe në historinë e njerëzimit e ajo ishte sëmundja e Polios, andaj në shënim të kësaj dite ne simbolikisht po ndajm sot këtë donacion për QKMF – në.

“Duke e ditur mungesën e aparateve për matjen e tensionit, ne sot kemi vendosur që në shenjë simbolike të bëjmë shpërndarjen e 21 tension-metrave për QKMF – në Gjilanase në shënim të ditës kur ka nisur lufta kundër sëmundjes së polioz. Jemi fatlum që kjo sëmundje ndër më të përhapurat në historinë e njerëzimit sot pothuajse është e zhdukur tërësisht. Bashkëpunimin me QKMF – në do ta vazhdojmë edhe më tutje, sepse interesi ynë është i përbashkët, pra kontributi për të mirën e shoqërisë në përgjithësi”, ka thënë Salihu, duke spikatur se fokusi është i vendosur në shëndetësi, arsim dhe ujësjellës e kanalizime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.