UBT

Kurti e sqaron se me “Hajnat e Ligës së Dytë” u bë bashkë kundër të keqes PDK

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka sqaruar pozicionin e partisë së tij karshi LDK’së, AAK’së dhe NISMES, duke thënë se e keqja e madhe që quhet PDK, i ka bërë bashkë. Ai sikur edhe Haradinaj gjatë ditës, ka kritikuar presidenten Jahjaga, madje Kurti ka shkuar më larg duke thënë se presidentja Jahjaga dhe kryesuesja e seancës Flora Brovina janë bashkë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një takimi me qytetarët e Pejës, ka shprehur sigurinë e tij se qeverisë Thaçi po i vjen fundi edhe pas këtyre 4 muaj e gjysmë pushtet të cilin sipas Kurtit ja ka siguruar Gjykata Kushtetuese. Edhe Kurti sikur edhe Haradinaj gjatë ditës, ka kritikuar presidenten Jahjaga, madje Kurti ka shkuar më larg duke thënë se presidentja Jahjaga dhe kryesuesja e seancës Flora Brovina janë bashkë. “Presidentja në takime na thoshte nuk ndërhyjë tek Flora, e ndërsa ndërhynte tek ne. Presidentes nuk i bie të ndërhyjë tek Flora, sepse ajo dhe Flora janë bashkë. Por duket që kjo punë duket qartazi se pati një skenar që nga takimet e shumta të shkojmë tek një tryezë edhe me Thaçin që të gjendet një kompromis. E kompromisi me ata që e kanë kapur shtetin është vazhdim i kapjes së shtetit”, ka thënë Kurti për TV ‘Dukagjini’-n.

ARKATANA

Ai më tej ka vazhduar duke thënë se këto qëndrime ja kanë bërë të qarta presidentes. “Ja kemi thënë qartazi presidentes se bazë ligjore për zgjedhje nuk ka. Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, Kosova ka nevojë për qeveri të re që vie nga shumica parlamentare, e, për këtë janë dy rrugë, Kuvendi i Republikës ose Zanzi-Bari’, por edhe pas kësaj presidentja e zgjodhi një vend tjetër, që quhet ‘Hamami’, një lokal ky në Prishtinë” , ka deklaruar Kurti duke ironizuar. “Në Hamam nuk e zë republikën dhe hamami nuk është vend ku mund të shpërlahet Republika, aty mund të shpërlahen individ, por republika jo’ ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.