ARKATANA

Gjykata Kushtetuese nuk sqaron situatat hipotetike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Koha Ditore shkruan se ka precedentë kur Gjykata Kushtetuese ka sqaruar aktgjykimet e saj. Gjykata Kushtetuese së paku në dy raste ka dhënë sqarime për aktgjykimet që i kishte nxjerrë paraprakisht – në rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president dhe në rastin e ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave.

Tani ka një insistim nga shumica parlamentare që Kushtetuesja të japë sqarime edhe për aktgjykimin për kryetarin e Kuvendit. Nëpërmjet dy aktvendimeve Kushtetuesja ka treguar se bën sqarime vetëm brenda “kufijve të objektit të çështjes”, të cilën e ka trajtuar paraprakisht me aktgjykim, përcjell koha.net.

Fundamenti

Në një rast, kryeministrit Thaçi kishte refuzuar t’i jepte sqarime, me arsyen se “situatat hipotetike” ishin jashtë kufirit të objektit të çështjes që ishte trajtuar me aktgjykim dhe se ato situata vetëm mund të ishin bazë për “një rast të ri”.

Sipas një burimi, përgjigje të ngjashme mund të marrë edhe kërkesa për sqarim e bllokut LDK-AAK-Nisma, i cili do që ta adresojë në Kushtetuese nëpërmjet presidentes Jahjaga.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.