ARKATANA

Zënka mes fëmijëve për pak të kthehet në tragjedi mes dy kosovarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një montator, sot 39 vjeçar nga Kosova dhe vëllai i tij më i ri nuk kishin mundur të duronin “fyerjen” që fqinji, po ashtu kosovar, i kishte bërë djalit dhjetë vjeç të të parit pasi që ai i kishte hedhur barë në bluzë vajzës së tij 5 vjeçe. Pa e bërë të gjatë, dy vëllezërit e kishin sulmuar fqinjin, po ashtu nga Kosova në banesën e tij, në Schlieren të Cyrihut.

Pasi e kishin zënë ngushtë në një kënd të dhomës së gjumit ata e godasin sa munden dhe e çojnë te dritarja për ta hedhur në tokë nga kati i tretë, gjë që edhe e bëjnë. Por viktima ia del që duke u mbajtur fort me duar në pezulin e dritares të mos bjerë në tokë. Me forcat e fundit ai i telefonon gruas dhe së shpejti vjen policia, me ç`rast dy sulmuesit ia mbathin. I sulmuari ka pësuar lëndime në kokë, gjoks dhe një therje gishti.

Kur policia arreston dy vëllezërit dyshon fillimisht nëse motiv i sulmit ishte droga, borxhet ose hakmarrja . Por hetimet sjellin në dritë motivin e vërtetë, banal të zënkës. Më 13 shtator 2009, djali 10 vjeç i sulmuesit i kishte hedhur vajzës 5 vjeçe të të sulmuarit barë në bluzë. Kur kjo i kishte treguar të atit, ai e kishte qortuar ashpër dhjetëvjeçin. Ky pastaj i ka treguar babait gjë që ka shkaktuar përshkallëzimin.

Eco Higjiena

Gjykata e Lartë e Cyrihut të martën ka marrë vendimin mbi këtë rast, duke shpallur fajtorë dy vëllezërit për shkaktim të lëndimit trupor. Dënimi ka qenë relativisht ulët, gjegjësisht dënim me kusht me gjobë, prej 150 njësish ditore nga 50 franga për njërin dhe 120 njësi ditore nga 50 franga për vëllanë tjetër. Veç kësaj, personit të dëmtuar i janë dhënë 400 franga si dëmshpërblim.

albinfo.ch