UBT

Nuk hyjmë në pazare me PDK-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo parti nuk bën pazare me PDK-në dhe kryetarin e saj Hashim Thaçin për postin e presidentit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e quan të papranueshme mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me PDK-në, për të cilën sot është shkruar në media, me të cilën Bllokut do t’i takonte kryeparlamentari dhe Qeveria ndërsa posti i presidentit, Hashim Thaçit.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë për “Politiko.net” se një opsion i tillë as nuk është në tavolinë e as që do të diskutohet. “Ne nuk hyjmë në pazare të tilla. Nuk shohim asnjë arsye. Është e papranueshme të flasim për post të presidentit e aq më tepër t’i jepet dikujt që nuk e ka shumicën e votave në Kuvend. Diçka e tillë është spekulim dhe e papranueshme për ne, si LDK e besoj edhe për partnerët tjerë të koalicionit paszgjedhor. Një opsion i tillë as nuk është në tavolinë dhe as nuk është biseduar dhe ne nuk pranojmë të diskutojmë gjëra për çështje të tilla”, është shprehur Beqiri.

Mobi Casa

Gazeta “Tribuna”, duke u thirrur në burime të saj, shkruan sot se PDK-ja parimisht ka pranuar të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit dhe drejtimit të qeverisë, me kusht që Blloku ta votojë Hashim Thaçin për president të vendit.

Por një mundësi e tillë përjashtohet nga partia më e madhe e bllokut paszgjedhor.

“Ne nuk e kemi as si temë e as në rend të ditës atë punë. Edhe po ta kemi pse t’i jepet PDK-së dhe z. Thaçi posti i Presidentit? Ta ‘shpërblejmë’ për gjithë ‘të mirat’ që i kanë bërë vendit? Seriozisht kjo është e papranueshme për ne”, ka thënë Beqiri, transmeton Epoka e re.