ARKATANA

Liderët injorojnë mesazhin e Murphy-t

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Liderët kosovarë po e injorojnë mesazhin e senatorit amerikan, Chtristopher Murphy, i cili ditë më parë deklaroi në Prishtinë se partitë politike në vend duhet të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës, madje, siç ka thënë ai, edhe nëse zgjidhja nënkupton sakrifica personale të politikanëve. Për shkak të vonesave katërmujore në zgjidhjen e ngërçit institucional, Murphy gjatë vizitës në Prishtinë madje refuzoi t’i takojë liderët e subjekteve politike në vend, duke e takuar vetëm presidenten Atifete Jahjaga.

Derisa analistët politikë thonë se kriza institucionale po e izolon Kosovën, drejtuesit e partive politike e akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të institucioneve.

Eco Higjiena

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë për gazetën “Zërin” se mesazhet e senatorit amerikan duhet të merren shumë seriozisht nga partitë politike në vend./zeri/