Eko Higjiena

18 vjeçari Leutrim Kryeziu shpëtimtar i Dritës

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Talentet e mëdhenj të futbollit gjithmonë talentin e tyre e tregojnë në momentet e vështira dhe në lojëra vendimtare, këtë më së miri është duke e bërë 18 vjeqari futbollisti i Dritës, Leutrim Kryeziu.

Kryeziu ka kaluar të gjitha kategoritë në KF Drita duke u inkuadruar në skuadrën e parë të Dritës, ai edhe pse para pak disa muajve ka mbushur 18 vjet të lë përshtypjen e një futbollisti me përvojë në fushën e futbollit.

Sulmuesi i “bardh e kaltërve” të Dritës, Kryeziu edhe pse ka shënuar deri më tani tre gola ndaj Trepçës, Drenicës e Prishtinës dhe lojën brilante ndaj Ferizajit duke nxjerr edhe penaltinë, ka bërë që skuadra e Dritës dukshëm të përmirësoj gjendjen e saj në tabelën e klasifikimit në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

“Kemi mbetur pak mbrapa me pikë, por dëshira e madhe e gjithë stafit dhe futbollistëve është që të ngritemi sa më lart tabelës, gjithçka është në rregull por vetëm pikët po na mungojnë, jemi të mobilizuar të gjithë që mos ti zhgënjejmë njerëzit që po e mbajnë gjallë klubin dhe trajnerin tonë shumë të mirë Ismet Munishin i cili po jep gjithçka nga vetja për të mirën e klubit, por shpresoj se në fund do të dalim faqebardhë nga kjo situatë”, thekson sulmuesi i Dritës Leutrim Kryeziu.

Faza e tretë e Vala Superligës së Kosovës në futboll skuadrën e Dritës e gjenë në pozitën e 10-të me 21 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj në pozitën e 9-të.
“Janë edhe 11 javë ka ende lojë për tu zhvilluar por Drita do t`i ikë barazhit, gradualisht po na rikthehen disa futbollist nga lëndimet dhe në fund do ti arrijmë synimet tona pasiqë Liria dhe Drenica në pozitat 7 e 8 kanë dallim nga ne vetëm 4 pikë”, thekson sulmuesi Kryeziu.

FIDANISHTJA

Karakteristikë e këtij futbollisti të talentuar është qëndrueshmëria në lojë shpejtësinë dhe posedimin e topit me dy këmbë dhe nuhatjen që ka për gol.
“Po mundohem të jap më të mirën për klubin nuk është me rëndësi se kush shënon, primare në këto momente i kemi pikët por premtojë se gjatë këtyre 11-javëve të rrethit të tretë do të jap gjithçka nga vetja për të mirën e ngjyrave të klubit të Dritës”, shprehet Kryeziu.

Leutrim Kryeziu është edhe futbollist i Kombëtares së Kosovës U-19 i cili ka shënuar tre gola, ndërsa në KF Drita ka pasur trajnerë për këtë kohë të shkurt Pajazitin, Alagic e Munishin ndërsa trajneri anglez i Newcastle e Port Vales, Kevin Reeves në një vizitë në Kosovë kishte mendime tejet të mira për lojën e Kryeziut.

Për trajnerin e Dritës Ismet Munishin, Kryeziu është një futbollist i cili premton shumë.
“Leutrimi është një futbollist me një të ardhme të ndritur, është një futbollist shumë i dëgjueshëm, punëtor i madh dhe shumë i talentuar, është një futbollist që po përparon me hapa gjigant, këshillat i pranon siç është më së miri dhe jam i sigurt se do ti prek majet e futbollit evropian”.

Leutrim Kryeziu në asnjë moment nuk harron pa i përmendur tifozët e klubit “Intelektualët”.
“Nga zemra e falënderoj së pari trajnerin Munishi i cili ka besim në lojën time ndërsa “Intelektualët” i porosisë se do të vinë ditë të mira për klubin dhe gëzimet do t`i ndajmë së bashku, ju jeni ata që na bëni krenar në fushë”, porosit Kryeziu./sylejman ismajli/rajonipress/