Matoshi: Kemi mbështetje të fuqishme për AKR në Kamenicë
Kamenicë – Mbështetje e fuqishme për AKR-në i është dhënë në Shipashnicë të Ulët dhe Hodonoc sikurse në gjithë Kamenicën ka thënë Fatmir Matoshi.
“AKR me qytetarët diskuton vetëm tema që ndërlidhen me përmirësimin e jetës së tyre, sepse kauza jonë është që Kosova të mos mbetet vendi nga i cili më së tepërmi duan të largohen rinia për shkak të pa perspektivës që u ofrohet” ka thënë Matoshi para qytetarëve të Hodonocit.
Ndërsa rinia e Hodonocit i janë bashkuar AKR-së. “Jam vërtet i lumtur që ndryshimin në Kamenicë po e mbështet rinia dhe studentët. Pas bisedave të përbashkëta sot na janë bashkuar shumë studentë e të rinjë nga Hodonoci. Së bashku me ta do ta bëjmë Komunën tonë më të mirë dhe më me shumë perspektivë” ka thënë Matoshi./rajonipress/


