Një rast një gol tri pikë
Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në javën e 22 të Vala Superligës së Kosovës në futboll, në fushën e saj ka pësuar humbje nga Besa e Pejës me rezultat 1-0.
Futbollistët e Gjilanit gjatë 90 minutave kanë zhvilluar një lojë tejet të dobët, pa kurrfarë koncepti drejt portës mysafire nga Peja.
Eshtë interesant se futbollistët e Besës gjatë 90 minutave kanë krijuar vetëm një rast dhe një gjuajtje drejt portës së portierit të Gjilanit Donat Kaciut.
Në minutën e 83 futbollisti më i mirë i ndeshjes Xhevdet Shabani pasi i ikë një pozite jashtë lojës, shfrytëzon hutin e mbrojtësve të Gjilanit i cili nga 5-6 metra mposht Kaciun në pjesën e epërme të portës duke i siguruar tri pikë skuadrës së Besës.
Futbollistët e Gjilanit gjatë 90 minutave kishin dy gjysmë raste së pari Betim Haxhimusa, në minutën e 15 gjuan nga 7-8 metra por portieri mysafir Arben Beqiri dëbon topin mbi horizontalen e tij, ndërsa në minutën e 80 rezervisti Vllaznim Jashari pas harkimit të Blakqorit gjuan me kokë nga 10 metra, por portieri mysafir Beqiri me mbrojtje bravuroze shpëton portën e tij.
Pas ndeshjes trajneri i Besës, Astrit Imami deklaroi,” Ndeshje e vështirë ne ishim të lodhur nga dy ndeshjet e vështira që i patëm për kupë dhe në kampionat, por ia dolëm shfrytëzuam atë që na u dha rasti”./rajonipress/
Ndërsa nga shtabi i Gjilanit askush nuk deshi të prononcohet.
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues-1.200
Kartona të verdhë- Kastrati, (Gj), Osmani, Shabani (B)
Gjyqëtar- Jahmurati, Berisha, Muhadri e Maloku
Gjilani- Kaciu, Kastrati(Hyseni), Bekteshi, Ar.Thaqi, Blakqori, Billali (Jashari), Shabani, Haxhimusa, B.Ahmeti(A.Thaqi), Mustafa, A.Ahmeti.
Besa- Beqiri, Osmani, Papuqi, Dabicaj, Prekazi, Turku(Qorraj), Miftaraj, Emini, Karahoda, Elshani(Maloku), Shabani(Sheqerolli).


