Arlind Vokshi në krye të të rinjve të AAK-së në Gjilan
Gjilan – Aleanca e të Rinjve të Kosovës në Gjilan sot ka mbajtur Kuvendin e VI-të zgjedhor. Në këtë kuvend kishte një numër të madh të te rinjve, e ku pothuajse ishin mbi 300 persona. Kryetar u zgjodh Arlind Vokshi, i cili është student në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan.
Në këtë Kuvend morën pjesë edhe anëtarë të nivelit qendror të AAK-së, duke përfshirë nënkryetarët e AAK-së, Ahmet Isufi dhe Gazmend Abrashi si dhe kryetarja e gruas Magbule Shkodra, kuvendin zgjedhor e përshëndeti Kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan z. Rexhep Kadriu.
Në një ambient madhështor me një prezencë jashtëzakonisht të madhe, mbështetje e madhe iu dha kryetarit t Degës së AAK-së në Gjilan, njëherit nënkryetarit të komunës z. Rexhep Kadriu, i cili iu drejtua të rinjëve gjilanas me mesazhin për një fitore bindëse, si në Gjilan e poashtu edhe në nivel vendi. Me moton ‘unë besoj në juve, ju besoni në mua’, kuvendi me 90 delegatë të ARK-së të cilët ishin prezent kanë zgjedhur Këshillin Drejtues prej 30 anëtarëve.
Më pastaj Këshilli Drejtues e zgjodhi Kryetarin e te rinjve të Aleancës në Gjilan. Kryetar u zgjodh Arlind Vokshi, i cili është student në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan./rajonipress/

