Fundamenti

Shqiptarët garojnë me pesë lista për Këshillin Kombëtar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Medvegjë – Komisioni republikan zgjedhor i Serbisë deri më tani ka publikuar 5 lista të subjekteve politike dhe grupeve të qytetarëve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të cilat do të garojnë për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Listat e çertifikuara janë: 1) Partia Demokratike – Dr. Nagip Arifi, 2) Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar, 3) Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve, 4) „Nagib Taipi“ dhe 5) Për ardhmërinë e Shqiptarëve në Serbi – Sevdail Hyseni.

ARKATANA

Në zgjedhjet për Këshilla Kombëtarë që do të mbahen me datën 26 tetor të vitit rrjedhës, 17 pakica kombëtare në Serbi, në mesin e së cilave edhe pakica shqiptare do të zgjedhin anëtarët e tyre për përbërjën e re.

Për të verifikuar se a janë të regjistruar në regjistrin e veçantë zgjedhor apo jo qytetarët këtë mund ta bëjnë nëpërmes internetit në web faqen zyrtare të Ministrisë së administratës shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale, Këtu duke futur numrin unik amzë të qytetarëve në fushën (JMBG). (mepress.info)