Fundamenti

Ish punëtorët e “Morava e Binqës” kërkojnë të hollat e trustit pensional

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rreth 756 paditës ish punëtor të “Morava e Binqës” edhe pse e kanë fituar kontestin gjyqësor ku kanë marrë aktgjykim pozitiv ata ende nuk kanë arritur ti8 marrin parat e trustit. Punëtorët fajësojnë AKP dhe kërkojnë me ngulm që të hollat siç thonë ata të paguara nga djersa e tyre tu kthehen të gjithë punëtorëve.

Mbi 756 ish punëtor të “Morava e Binqës” po kërkojnë një të drejtë elementare, të hollat e grumbulluara nga trusti pensional i Kosovës.

Gjykata Komunale në Gjilan në vitin 2009 kishte marrë vendim pozitiv për grupin e të paditurve, por ky aktgjykim ende nuk po zbatohet.

FIDANISHTJA

Ukshin Ukshini njëri nga punëtorët e ish “Morava e Binqës” thotë se është e padrejtë që këta punëtor shumica hallexhinj mos ta marrin djersën e paguar me mund. “Ne i kemi fituar të gjitha betejat ligjore, por me gjasë AKP-ja e ka stopuar pagesën tonë” shprehet ai.

Punëtorët shumica e tyre tashmë edhe të moshuar janë të nervozuar dhe me të drejtë presin që dikush t`ju japë përgjigje rreth rastit të tyre.

Ata thonë se e kanë paguar trustin që nga viti 2003-2010 dhe nuk e kanë të qartë pse nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.