Qeveri “nën hetime”
Gati të gjithë ministrat e Qeverisë “Thaçi 2” janë hetuar për shkak të dyshimeve për përfshirje në aferave të ndryshme korruptive në dikasteret që i drejtojnë.
Por, asnjëri prej ministrave, përpos zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi, nuk kanë pranuar të japin dorëheqje, derisa hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria.
Rasti më i freskët është ai i Ministritë të Shëndetësisë, Ferid Agani, i cili po hetohet nën dyshimet për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar nga Neni 283 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga Neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.2 dhe 2.4. Pikërisht për këtë rast janë arrestuar nëntë mjekë, në mesin e të cilëve edhe disa zyrtarë të MSH-së, por që Agani nuk është treguar i gatshëm të ofrojë dorëheqje./zeri/


