Nuhiu: Dega e AKR-së në Gjilan, tani është më e mobilizuar se kurrë
Gjilan – Dega e AKR-së, tani është më e mobilizuar se kurrë. Prandaj, besojmë se qytetarët kësaj radhe do ta votojnë AKR sepse ajo nuk është parti e premtimeve, pa bazë pa fakte, nuk do ta bënë fushatën thotë Nuhi Nuhiu nënkryetar i AKR-së në Gjilan.
Nuhiu për rajonipress tha se që nga kuvendi i degës së AKR-së dhe formimi i kryesisë, kryesia e degës ka mbajtur takime të rregullta javore. Gjatë kësaj periudhe janë anëtarësuar mbi 2956 anëtar dhe me rastin e votimit për President të AKR-së, nga Gjilani kanë votuar 2956 anëtarë të partisë.
“Votimi ishte një anëtar një votë. Kjo është hera e parë në Kosovë të votohet një kryetar partie në formën më demokratike. Që nga qershori i vitit 2016 nga qendra u emërua zoti Ismet Hajdini e deri më tani, kemi themeluar 25 nëndegë, përveç në fshatin Pogragjë e Cërrnicë që jemi në kontakt për formimin e këtyre nëndegëve.Kurse, në qytet tani jemi në kontakt edhe me disa aktivist të cilët janë të interesuar të formojnë nëndegë. Sa i përket ardhjeve të reja, kemi nga të gjitha subjektet politike” tha Nuhiu.
Sipas tij karakteristikë e anëtarësisë në AKR është se shumica dërrmuese janë të rinjë dhe femra. “Pjesa më e madhe janë me kualifikim superior, entuziast dhe shumë të përkushtuar të jenë pjesë e AKR-së.Njëherit në si degë, kemi formuar komisionet profesionale, të cila janë të përbëra nga kuadrat profesionale për çdo lëmi. Njëherit tani e kemi filluar hartimin e programit zgjedhor për zgjedhjet lokale, si edhe për ato parlamentare, nëse mbahen në këtë vit”.
Dega e AKR-së, tani është më e mobilizuar se kurrë.” Prandaj, besojmë se qytetarët kësaj radhe do ta votojnë AKR sepse ajo nuk është parti e premtimeve, pa bazë pa fakte, nuk do ta bënë fushatën. Partitë të cilët premtuan, morën vota, tani ata në teren s’ kanë çka kërkojnë. Këtë, unë personalisht e kam has në teren, gjatë formimit të nëndegëve. Premtimet për punësim të 200 mijë e 120 mijë, tani i presin në fshatra e qytet” mendon Nuhiu.
“Ne si AKR, premtojmë punë të ndershme, pa korrupsion, pa zhvatje, kualitet në investime, respektim të ligjit, e jo kryetar komune me dosje gjyqësore, keqpërdorim të parasë publike. Prandaj edhe vizitën që e bëri Presidenti Pacolli e përsëriti se, do të kemi zhvillim ekonomik dy shifrore. Asnjë person i cili ka dosje gjyqësore, nuk do të ketë vend në struktura të AKR-së. Populli do zhvillim ekonomik e jo fjalë boshe, retorikë. Prandaj gjilanasit, kanë shansin jetik, t`i kthehen prosperitetit dhe mirëqenies sociale. Vetëm AKR-ja mendon për popull. Partia e tanishme në qeverisje komunale, s’ka më çka t`i ofrojë popullit, por edhe tjetra që është në opozitë tani, iku koha e këtyre dy partive, 17 vite, asgjë për popull, por vetëm fjalë fjalë, dhe vetëm fjalë” tha Nuhi Nuhiu nënkryetar i degës së AKR-së në Gjilan./rajonipress/


