UBT

Tri pikë të mëdha të Dritës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Futbollistët e Dritës javën e 22 të Vala Superligës së Kosovës në futboll, e kanë zhvilluar në Podujevë në stadiumin Zahir Pajaziti duke mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0.

Stadiumi i Llapit të Podujevës ka qenë me fat për futbollistët e Dritës, ata shënuan fitore ndaj Prishtinës si mysafire plot pas 15 vite.

Është interesant të theksohet futbollistët e Prishtinës gjatë 90 minutave asnjëherë nuk kanë rrezikuar portën e Betim Halimit.

Futbollistët e Dritës për herë të parë rrezikojnë në minutën e 55, kur Maliqi godet horizontalen e Muqiqit.
Dy minuta më vonë këtë e bënë edhe Kryeziu nga 24 metra godet horizontalen.

Fundamenti

Momenti vendimtar i ndeshjes ishte minuta e 78, së pari Ramadani godet horizontalen e Muqiqit topi dëbohet gjerë të Kryeziu i cili gjuan nga 6 metra Muqiqi mbron shkurtazi rikthehet edhe një her topi tek Kryeziu i cili gjuan dhe gjen rrjetën e Prishtinës duke sjell tri pikë të arta skuadrës së tij./rajonipress/

Prishtina – Muqiqi, Leci, Grajqevci, Neziri, Curri, Boshnjaku, Hoxha(Khalid), Begolli (Krasniqi), Mankenda, Hamiti (Pevqeli), Kelmendi.

Drita- Halimi, Rexhepi, Gashi, Hashani, Kuka, Shillova(Murati), Zeneli, Nexhipi( Maliqi), Kryeziu (Sejdiu), Ramadani, Berisha

Stadiumi: Zahir Pajaziti-Podujevë
Karton i verdhë – Begolli-Leci(P) – Halimi-Murati(D)