Mobi Casa

Lugina shpalos surprizën në Elbasan, tifozët në prkrahje të Kombëtares Kuqezi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një mision, një qëllim, një komb. Kështu mund të përshkruhet sot atmosfera në ndeshjen e rëndësishmë, Shqipëri-Danimarkë. Ndeshja kualifikuese për Kampionat Evropian ka bashkuar shqiptarët anë e kënd trevave shqiptare për ti dhënë mbështetjen maksimale Kombëtares Kuqezi.

Një grup i tifozëve shqiptar nga Lugina është nisur për të përcjellur ndeshjen e sotme në Elbasan.

Njëri nga tifozët nga Presheva, Hasan Hasani kryredaktor në RTV “Presheva” përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka thënë se është gjithçka gati, biletat , keroografia, e më rëndësishmja Lugina sot do të shpalos edhe transparetin supriz në Elbasan Arena.

Mobi Casa

Pas fitores historike në Portugali, Shqipëria ka apetete të mëdha që më në fund të arrijë ambicien e kahmotshme, pjesëmarrjen në një ngjarje të madhe sportive si Kampionati Evropian.

“Indeksonline” do të përcjellë këtë ngjarje nga vendi i ngjarjes dhe kohë pas kohë do të iu sjellë foto dhe momente interesante nga kjo ditë e rëndësishme për sportin shqiptar.

Në foto mund të shikoni tani momentin e grumbullimit të tifozëve kosovarë ku numri i tyre duket të jetë mjaft i madh.