Eko Higjiena

Haziri: Edi shko në Beograd, t`i mund të zgjedhësh probleme të mëdha

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lutfi Haziri e ka inkurajuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që të shkoj në Beograd dhe në kryeqytetin e Serbisë në mënyrë që të ndihmoj në zgjidhjen e problemeve në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri thotë se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë duhet të shkoj në Beograd. Thotë se temë diskutimi mund të shtroj edhe idenë e rikthimit të kufijve të Kosovës në parimin administrativ të viti 1956.

Për këtë çështje Haziri i ka bërë thirrje Ramës edhe në gjuhën gjermane, pas tha se Berlini i dha kryeministrit shqiptar rolin primar në regjion për zgjidhjen e probleme të mëdha.

“Nuk je njeri që heziton me zgjidhë probleme të mëdha se së paku Berlini ta njohu rolin primar në Regjion! Edi, ushtroje këtë rol, bitte!”, shkruan Haziri në Facebook.

Eco Higjiena

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Edi, shko në Beograd dhe ndihmo në zgjidhjen e problemeve në mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan. Ideja e rikthimit të kufijve të Kosovës në parimin administrativ të 1956-tës mund të jetë tema kryesore për Kosovën. Kryeministri dhe presidentja jonë nuk po mund të shkojnë. As lideri i opozitës Isa Mustafa. Shpendi i Albinit po thotë mos shko…! Por, dëgjom mua e shko, por shko e kryej punë! Nuk je njeri që heziton me zgjidhë probleme të mëdha se së paku Berlini ta njohu rolin primar në Regjion! Edi, ushtroje këtë rol, bitte!

Miku juaj,

Lut Haziri nga Gjilani – kryqendra regjionale e Kosovës Lindore ku hynë edhe Bujanoci, Presheva e Medvegja!/express/