Eko Higjiena

Rikthehet Xherdan Shaqiri

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Xherdan Shaqiri ka kaluar lëndimin. Ai pritet të luajë ndaj Chelseas pas dy muajve pauzë.

Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri do të jetë pjese e Stoke Cityt për ndeshjen ndaj Chelseas, e cila zhvillohet sot nga ora 16:00.

Ai ka kaluar lëndimin dhe do të jetë gati ta ndihmoj skuadrën e Mark Hughes në ndeshje ndaj liderit të Premierligës, shkruan Express.

Uji Dea

“Ai ka pasur disa pengesa të vogla. Para këtyre lëndimeve të vogla ai u ringjall dhe u ndjeva se ai u bë me të vërtetë mirë, por u ndalua sërish”, ka deklaruar trajneri i Stokes, Mark Hughes

“Ai është i aftë dhe në dispozicion edhe pse shpresojmë se nuk do të marrë kahja negative në ndeshjen ndaj Chelseas”, ka theksuar ai.

Xherdan Shaqiri ndeshje e fundit për Stoke Cityn e kishte luajtur në janar, në barazimin ndaj Manchester Cityt 1:1. /Express/