Fundamenti

Osmani: PDK po e bllokon Kosovën dhe rrugën e saj drejtë BE-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e LDK-ë, Vjosa Osmani thotë se PDK po e bllokon të gjithë Kosovën dhe rrugën e saj drejtë BE-së.Osmani ka aluduar se deputetët e PDK-së po u frikësohen tu dalin në ballë qytetarëve të Kosovës nga Kuvendi.

Ajo ka shtuar se koalicioni parazgjedhorë i PDK-së duhet ta pranoj se shumica vendosë.

Ka filluar seanca e thirrur nga Blloku-t ndërsa të pranishëm nuk janë deputetët e PDK dhe minoritetet.

Shihen një pjesë e administratës së Kuvendit por jo edhe sekretaria.

Deputetët e Bllokut nuk kanë hedhur nënshkrimet e tyre kur kanë hyrë në seancë.

Nuk janë të pranishëm përfaqësues ndërkombëtarë pasi që nuk janë lejuar, por vetëm përfaqësues të shoqërisë civile vendore.

Është paralajmëruar të ketë një debat nga deputetët e Bllokut, ndërsa nuk pritet të votohet kryetari i Kuvendit.

Uji Dea

***

Deputetët e “Bllokut dhe Vetëvendosjes kanë filluar të hynë në sallën e Kuvendit të Kosovës, tashmë kanë hyrë të gjithë deputetët e të 4 partive.

Seanca është thirrur nga vetë ata dhe si pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Seancën pritet ta kryesoj deputetja më e re, Teuta Rugova e LDK-së.

***

Deputetët e Bllokut LAN dhe Vetëvendosje kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Të parët që u panë tek hynin në ndërtesën e Kuvendit ishin nënkryetari i LDK, Avdulla Hoti, Kujtim Shala, Anton Quni dhe Donika Kada Bujupi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.