ARKATANA

S’ka konstituim pa marrëveshje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjasat që këtë të enjte të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Blloku LVAN, janë minimale. Kundër mbajtjes së kësaj seance është deklaruar Partia Demokratike e Kosovës, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit. Kjo parti jo vetëm që nuk e ka ndërmend të shkojë në seancën e thirrur nga Blloku, por është duke punuar në parandalimin e saj. E nëse nuk e arrin këtë, atëherë partia e Hashim Thaçit do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim për çdo vendim që mund të merret në këtë seancë.

Burime të gazetës Tribuna, brenda PDK-së, bëjnë të ditur se kjo parti nuk do të pranojnë asnjë vendim që del nga seanca e thirrur nga LVAN. PDK sipas këtij burimi është duke bërë përpjekje që para mbajtjes së seancës të arrihet një marrëveshje në mes të liderëve partiakë për dalje nga kriza, në të kundërtën çdo seancë do të konsiderohet e jashtëligjshme.

Mobi Casa

“PDK nuk do të lejojë që të nëpërkëmbet vullneti i qytetarëve të cilët votuan më 8 qershor. Andaj ne jemi që fillimisht të arrijmë një marrëveshje, e pastaj të caktohet data e mbajtjes së seancës. Por nuk do të pranojmë që të tjetër të thërrasin seancë”, i ka thënë ky burim gazetës…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.