Si kuptohet integrimi në shoqëritë e tjera
Nga Zef Mulaj – Në imagjinatën e njerëzve “bashkimi” shihet një arritje e madhe, por edhe me të vërtetë kështu do jetë. Por si e kuptojnë, dhe si e konceptojnë njerëzit, politika, shteti” bashkimin” e një vendi në konceptin filozofik dhe shoqërorë në veprimtari të përbashkët me nacionalitete të tjera.
Jo pak përdoret pa kriter dhe pa shpjegime të domosdoshme për njerëzit. Pjesa më e madhe e konceptojnë në mënyra të ndryshme. Bashkimi në radhë të parë do thotë të jesh i bashkuar individualisht brenda vetvetes, (kombit tënd), pastaj të pranojnë shoqëri të tjera në një mënyrë të përcaktuar .
Në të vetë ata që janë të angazhuar në këtë aspekt për integrimin, duhet të kthejnë atipodin e vetvetes ndaj të tjerëve, përderisa të mungoj ky antipod shoqëror në rrethana të ndryshme të përcaktuara, kohore kulturore shterore ekonomike e zhvillimi nën një formacion sipërfaqësore sidomos mbi varfrin dhe krimin, dhe drejtësia e munguar, dhe korrupsioni.
Cilat janë tiparet e bashkimit të një shoqërie me shoqëri të tjera?
Çdo nocion dallohet nga një tjetër nga ndryshimet në mes tyre. Si gjuha, kultura, morali, sistemi politik, ekonomik, nga besimi fetare, nga natyra ku janë të vendosur njerëzit, mënyra e jetesës, niveli i saje. Një nga dallimet me themelore janë ato gjenetike(Kjo bën bazën e ekzistencës të një nocioni).
Kur një popull humb tiparet gjenetike në mënyrë graduale për motive të ndryshme qon në humbjen e tipareve dhe cilësive të një nocioni.
Cilët janë faktorët dominues?
– Janë varfëria, analfabetizmi, pasiguria për jetën, mënyrat e jetesës, krimi, korrupsioni shtetëror, pa drejtësia shoqërore, degradimi i ambientit, i kulturës i historisë, ndërrimit të besimit fetar me forcë, sëmundjet, emigrimet masive, korrupsioni ekonomik e moral, prostitucioni, i lidhur me jashtë, droga në stil të ngjan në shoqëri, si në përdorim, dhe tregtim. Morali i dobët i shtetit dhe ligie në veprim. Diferencat e mëdha në jetën ekonomike në mes njerëzve, dhe shumë faktor të tjerë. Ndërsa në faktorët dominues dhe agresiv janë:
– Ato që vijnë nga element përcaktues nga një komb tjetër. Kur elementet kombëtare të një kombi bëhen të pa vlefshme për kombin, atëherë elementet e një kombi tjetër fillojnë të bëhen dominuese mbi kombin.
Në këto elemente hynë:
– Ekonomia, politika kultura, dhuna psikologjike në konsumimin dhe shtrirjen e tregjeve të huaja duke ulur vlerat e elementeve të kombit( Si ushqimi, barnat, prodhimi i planifikuar psikologjik, bankat, dhe dhëniet në koncesione te gjata. Dhe kur këto kaloj 30%, atëherë nisin të veprojnë në jetën e një shoqërie duke kufizuar zhvillimin e elementeve fiziologjike të një vendi në bërthamat e rëndësishme të vete kombit. Kur progresi sjelle dëme në elementet gjenetike jetësore të një kombi ai kthehet në regres drastik i ngadaltë, me pasoja të rënda shoqërore.
Kriza e sotme ekonomike që ka mbërthyer pjesën e botes është një krizë e thellë e formave organizative e politike e më shumë “Biologjike”pra vetë njerëzve dhe mënyrës të jetuarit në korrelacion me ndryshimet dhe ambientet dhe shoqëritë nën forcën e një sistemi ekonomik të stagnuar, para progresit e sidomos gjeneratave të reja që përbejnë forcën e zhvillimit dhe progresit janë të stanjuar(ku 40% është i pa punë në vet bashkimin europian) e lëvizjes dhe kërkimit të ndryshimit evolucionit të vet sistemit kapitalist, rregullave demokratike formulave të reja organizative .
Pa përmirësimin e tyre nuk do këtë ndryshim, këtë e thonë vetë vendet e zhvilluara kapitaliste duke bëre dhe kritika të thella. Pikërisht sot SH.B.A dhe vete Bashkimi Europian po kërkojnë rrugë të reja në përmirësimin e sistemit kapitalist e demokratik ekonomik, dhe luftës ndaj korrupsionit dhe degjenerimit shoqëror.
Një pjesë e këtyre pasojave janë tipare të pa njohura, dhe një pjesë tjetër janë spekulimet në sistemin ekonomik. Po sot Bashkimi Europin po shqyrton defektet dhe gabimet që dërguan në krizë, dhe pa ndryshim nuk do ketë ekzistencë të sigurtë. Po kërkojnë rrugë të reja në ecjen e kapitalizmit ekonomik e politik. Janë agjenda të pa parashikuara të evolucionit të cilat ndërthuren edhe në mes gabimeve dhe spekulimeve si ekonomike e financiare.
Por çfarë do thotë integrim të një kombi me të tjera kombe ?
Cilët janë faktorët ndikues?
– Të bashkëjetosh në një diversitet të gjithanshëm, por të barabarte në mes njerëzve e shoqërive. Të njohësh, të shkëmbesh përvoja, eksperienca kombëtare ekonomike e politike, nuk do të thotë: “të shkojmë në Evropë” siç e përdorin sharlatan politik, pastaj e deshifruar në injorance masive. Të bashkohesh do të thotë në vendin tënd, me ekonomi, kulturë me shtet e politikë, dhe mendime të qarta të njerëzve, me elementet kombëtarë , dhe historinë e marrë në të gjitha pozicionet dhe format e saj, për të njohur kurdoherë brezat me format e lëvizjes historike të kombit në cilësi të ndryshme dhe forma.
Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk do ndodhe shkrirja e kufijve, në botë. Të bashkohesh do thotë: Palët të njohin diversitetin e njëra tjetrës, elementet kombeve, kontradiktat ekzistuese të përhershme të marrëdhënieve në diversitet
– Të njohin elemente në bashkimin e përbashkët dhe të barabarta. Pa barazi nuk do ketë bashkim, por një shfrytëzim i elementeve të një kombi tjetër. Pa barazia në mes palëve integruese do ketë vetëm asimilim të palës tjetër nën maskën e integrimit, si në pabarazi, ekonomike, zhvillim, kulture etj.
Emigracioni masiv nuk është element integrimi, por është një pasojë e shprehjes së pa barazisë në një vend në raporte me vendet tjera. Nuk qon në bashkim kur lëvizjet e popullsisë krijon varfëri natyrore, shuarje të vendbanimeve të hershme (Në kërkim të një jete më të mire?).
Nuk mundë të ketë bashkim kur një popull i një vendi nuk ka një program ekonomik kombëtarë strategjik, ky i pa varur nga të tjerët. Si një industri dinamike autonome kombëtare, një turizëm autonom krijues me tiparet e veta kombëtare.
Një ushtri autonome jashtë çdo lloj tjetër organizate ndërkombëtare. Një shërbim civil i mirë organizuar në siguresën e shoqërisë në situata të ndryshme shoqërore e natyrore, një potencial shkencor e kulturor kombëtare , të cilat nuk t`i garanton bashkimi, këto janë kategori kombëtare që përcaktojnë cilësinë e një vendi e një shoqërie e përcaktuar në themelet e saj gjenetike trashëgimore e ripertrirese , këto tipare nuk munde t`i gjesh në bashkim me të tjerët.
Janë disa tipare kombëtare të secilit komb që nuk duhet të jen të kontaminuara, ose të strukturuara me të tjerët , ato përbejnë kategoritë kombëtare cilësorë e diinamike brenda formacioneve te një individualiteti shtetërorë e politik. Të gjitha shtetet e B.E kanë ushtrinë e strukturuar autonome të pa varur nga organizatat tjera ushtarake(pavarësisht nga NATO).Strukturat(platformat)e organeve speciale ……… autonome në shtet dhe të pa varura nga të tjerat. Këto janë tiparet që përcaktoj kombet dhe pavarësinë e tyre në strukturat e bashkimit kombëtare.
Interesat e një kombi nuk mund të jen kurrë të barabarta me një kombe tjetra. Pikërisht këtu kemi diferencat në bashkim . Secili ka interesat e tije që i shikon sipas elementeve konstruktive të kombit të vetë. Pikërisht në këtë pike duhet ruajtur vlerat, e tiparet kombëtare, për t’mos humbur tiparet themelor gjenetik. Kjo vjen për dy arsye themelore:- E para kur vet shteti nuk kërkon ruajtjen e tipareve kombëtare.
E dyta kur njerëzit, politika dhe shteti me njerëzit rekrutohen me qëllim nga të tjerët për të dominuar mbi interesat e kombit tjetër. Të tillë janë si politikan, deputet, shkencëtare, studiues e historian, gazetar e tjerë. Rekrutimet me interesa politike (këtu hyn dhe spiunazhi industrial ekonomik, tregtar etj).
Kjo ekziston edhe në demokracitë më të përparuara. Janë interesa kombesh…Kjo kategori njerëzish nëse dominojnë për një kohë të gjate lënë pasoja në tiparet kombëtare të një kombi. çdo gjë në shoqëritë njerëzore ka një çmim, ky çmim nuk është gjë tjetër vetëm interesa individësh e shoqërish, apo kombesh.
Pra integrimi (bashkimi) është një treg ku do ndeshen çmimet e elementeve të interesave të kombeve të ndryshme dhe do bashkëpunojnë derisa interesat reciproke janë bashkuar brenda tipareve të secilit komb në mënyrën e tij individuale brenda vet bashkimit të nacionaliteteve siç është dhe vete bashkimi evropian./rajonipress/


