Fillon projekti i rregullimit të parkut në Hodonoc
Kamenicë – Të premtën ka filluar projekti i rregullimit të parkut në fshatin Hodonoc në kuadër të projekteve të financuara nga Komuna dhe DEMOS-i.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka vizituar fillimin e punimeve në këtë projekt ai tha se ky projekt ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të fshatit Hodonoc, por edhe këshillit lokal të fshatit dhe premtim i yni i fushatës zgjedhore që ka qenë një pamje jo e mirë në mes të fshatit dhe ne po e realizojmë dhe do të përfundoj brenda planit dhe dinamikës së paraparë tha kryetari Sinani./rajonipress/


