Kadriu i AAK-së uron për festën e Kurban Bajramit
Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, në emër të të gjithë strukturës së Degës së Aleancës në Gjilan, të gjithë besimtarëve muslimanë i uron festën e Kurban e Bajramit, duke i dëshiruar paqe dhe harmoni në familjet e tyre.
“Urojë që kjo festë e veçantë e jona të na pres me të gjitha të mirat në familje dhe të na lë me mbarësi dhe në harmoni të plotë me njëri-tjetrin”, ka thënë kryetari Kadriu.
Ai njëherit ka uruar edhe Bashkësinë Islame në Gjilan. /rajonipress/


