KKVITI

Kadriu porositë Edi Ramën: Mos u bë servil i Serbisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Është mjaftë shqetësuese se si Qeveria e Shqipërisë pa nevojë po tenton të afrohet me Serbinë, si duket janë duke marrë instruksione nga krushku i koalicionit të majte në Shqipëri Boris Tadiq thotë Kushtrim Kadriu nga Lëvizja “Vatra”.

Qeveria e Shqipërisë ndihmoi Serbinë me 100.000 euro, për ta ndihmuar në përmbytjet e shkaktuara nga të reshurat atmosferike. Shtrohet pyetja: Serbia, a e ndihmoi Shqipërinë vite më parë kur ndodhën përmbytjet e mëdha në Shkodër? Me sa dimë as në atë krah nuk i ra Serbia.

Është mjaftë shqetësuese se si Qeveria e Shqipërisë pa nevojë po tenton të afrohet me Serbinë, si duket janë duke marrë instruksione nga krushku i koalicionit të majte në Shqipëri Boris Tadiq.

FIDANISHTJA

Për qytetarët e Kosovës Lindore ky ishte një lajm prekës e indinjues, duke ditur se Qeveria e Shqipërisë për Luginën, gjegjësisht vëllezërit e saj ndau vetëm 50.000 euro, kurse për armikun shekullor që po shtyp Shqiptaret në Kosovë Lindore, e që beri gjenocid në Kosovë ndau 100.000 euro thotë Kadriu.

Kadriu tha se qytetarët e Kosovës Lindore ishin të indinjuar thellë me shumën “marramendëse” që u zotua të jap qeveria e shtetit shqiptar prej 50.000 eurove, gjoja për zhvillimin ekonomik të Kosovës Lindore, kurse për një park të Graqanicës pushtetarët e Shqipërisë ndanë rreth 400.000 € .

Si duket qeveritë e Shqipërisë vazhdojnë tentimin për afrim me Serbinë pa ndonjë nevoje, siç patën bërë dikur Ahmet Zogu e Enver Hoxha, të cilët u bënë servil të Serbisë tha Kadriu./rajonipress/