Mobi Casa

PDK: Qytetarët gjilanas po ballafaqohen me pasojat e rënda të keqqeverisjes

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Vetëm ai që për Gjilanin nuk ka njohuri përtej gjeografisë së këtij qyteti të bukur, mund t’i besojë përrallave bajate të pushtetarëve të Gjilanit për “punë të hajrit”, përderisa qytetarët e këtushëm përditë e më shumë po ballafaqohen me pasojat e rënda të keqqeverisjes, sidomos në fushën e arsimit të kësaj komuneje.

Po bëhen gati dy javë nga 7 Marsi – Dita e Mësuesit, dhe publiku gjilanas, e më gjerë, nuk e di se, pse komunës së Gjilanit, ketë vit “i mungoi” mësimdhënësi, kandidat potencial për çmimin “Shaban Jashari”, që e ndan me këtë rast, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Republikës së Kosovës?!

Ç’është e vërteta, Gjilani ka dëshmuar që ka potencial të madh të dijes, në të gjitha nivelet e arsimit, që ka konkurrencë të mirëfilltë të vlerave të dijes, jo vetëm në nivel vendi. Por, fatkeqësisht, DKA-ja po shihet se nuk ka vullnet, nuk e ka sensin e duhur institucional e profesional, për ta vlerësuar ketë potencial të madh!

FIDANISHTJA

A s’është fyerje, madje edhe poshtërim, për 1700 mësimdhënës gjilanas, të cilëve, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), këtë herë, nuk u dha rast të futen në konkurrencë, me të gjithë kolegët e tyre të komunave të Kosovës, për çmimin e nderuar “Shaban Jashari”!

Janë të njohura (shqetësuese, madje) për publikun, një mori skandalesh në arsimin e Gjilanit, që vazhdon t’i prodhojë, në ketë mandat, paaftësia menaxheriale – zinxhirore e qeverisjes komunale të Gjilanit, deri te Drejtoria e Arsimit. Por edhe kjo, e “mungesës” së konkurrencës të mësimdhënësit të dalluar për çmimin “Shaban Jashari”, është një indikacion tjetër shqetësues se në ç’shkallë ka arritë deformimi dhe katandisja e këtij pushteti, veçanërisht në fushën e edukimit dhe të arsimimit.

Prandaj, DKA në Gjilan, ka obligim ta sqarojë publikun se, përderisa disa shkolla në DKA kishin dërguar propozimet e tyre, cila është arsyeja që Komuna e Gjilanit, në këtë vit, nuk dërgoi as një propozim për mësimdhënësin më të dalluar, për të konkurruar (si të gjitha komunat tjera) për çmimin “Shaban Jashari”, madje, ajo s’pati propozim as për mirënjohje, që Ministria e Arsimit e ndau për mësimdhënës të dalluar, për secilën komunë konkurruese thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.