“Hidromorava” feston ditën ndërkombëtare të Ujit
Gjilan – Strukturat udhëheqëse të kompanisë së ujit Hidromorava të Gjilanit, së bashku mbi 50 fëmijë në mënyrë solemne në rrugët e qytetit me biçikleta kanë festuar ditën ndërkombëtare të ujit.
Qëllimi i këtij manifestimi ishte të vetëdijesohen qytetarët për përdorimin e ujit dhe të kuptojnë se pa ujë nuk ka jetë.
Në këtë manifestim është bërë e ditur se ruajtja e ujit dhe kujdesi për një ambient të pastër është kulturë e qytetërimit.
Gjithashtu është bërë me dije, se secili qytetar ka përgjegjësinë ta mbroj dhe ta rregulloj mjedisin për të mirën e së tashmes dhe së ardhmes për brezat që po vijnë.
Për tu vetëdijesuar qytetarët për ujin duhet kuptuar se në ditën e sotme problem serioz paraqet përdorimi pa kriter i ujit.
Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Hidromorava”, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe me nxënësit në mënyrë të organizuar kanë bërë një defile nëpër rrugët e qytetit për të sensibilizuar dhe festuar ditën ndërkombëtare të ujit.
“Është privilegj ta festosh këtë ditë të rëndësishme për jetën e njeriut, andaj së bashku duhet të japim kontribut të jashtëzakonshëm për çdo pikë të ujit.
Duhet të rritet vetëdijesimi i qytetarëve që ujin ta përdorin në mënyrë racionale, është një detyrim i të gjithë qytetarëve që t`ju përmbahemi rregullave dhe obligimeve për ruajtjen e ujit të pijshëm. Ne e falënderojmë kryetarin e komunës z.Lutfi Hazirin i cili na ka mbështet në këtë iniciativ të kompanisë sonë”, ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i “Hidromoravës” Muhamed Suliqi./rajonipress/


