FIDANISHTJA

Arifi: PDK-ja po i bllokon institucionet

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Avni Arifi ka thënë së shtyerja e vazhdueshme e seancës konstituive nga kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, është e dëmshëm për demokracinë dhe parlamentarizmin në Kosovë.

Ai ka thënë se një veprim i tillë është një goditje e rëndë e angazhimeve të presidentes Jahjaga për ta tejkaluar ngërçin politik, shkruan Epoka e Re.

Uji Dea

“Besoj se ky veprim i Brovinës është goditje ndaj angazhimeve të presidentes Jahjaga dhe nuk i shërben askujt, as PDK-së”, është shprehur Arifi duke e akuzuar PDK-në për bllokimin e formimit të institucioneve të reja.

“PDK-ja është duke vazhduar t’i torturojë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Arifi.