Policia konfiskon marihuanë e kokainë në Kamenicë e “Dheu i Bardhë”
Kamenicë – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike. Me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 2594.6 gramë.
Pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje njoftoj policia e Kosovës.
Edhe në pikën kufitare “Dheu i bardhë” gjatë një kontrolli në veturën e të dyshuarit mashkull shqiptar shtetas i Serbisë është gjetur dhe konfiskuar rreth 0.60 gram substancë narkotike e llojit kokainë. Substanca është konfiskuar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./rajonipress/


