ARKATANA

Kurti për mediat serbe: Do të pajtohemi, kur ta njihni Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deri tek pajtimi do të vijë kur Serbia do ta njeh pavarësinë e Kosovës, ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për javoren serbe “NIN”. Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për një dialog të hapur, demokratik dhe social me serbët, në të cilën qytetarët do të jenë në qendër të vëmendjes, dhe jo një dialog të mbyllur, transmeton Telegrafi.

“Kur Serbia do ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe është e gatshme që të përballet me të kaluarën e saj kriminale, atëherë do të vij edhe pajtimi. Kosova nuk është zemra e Serbisë, të cilën nuk dëshiron ta copëtoj, por e vërteta e Serbisë, të cilën gjithmonë dëshiron ta mbajë”, tha Kurti.

I pyetur se pse po kërkon që të udhëheq bisedimet, të cilat nuk i njeh dhe si e sheh Bashkësinë e komunave serbe pas këtyre negociatave, Kurti tha se është kundër bisedimeve të pakushtëzuara me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës.

FIDANISHTJA

Kurti tha se Bashkësia e komunave serbe, e cila u krijua pas marrëveshjes në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij serb, Ivica Dacic, pasqyrojnë synimet e Beogradit në Kosovë, i cili kërkon një Republikës të re serbe, duke shtuar se, sipas mendimit të tij, kjo e shndërron fqinjin verior, në një Serbi të Madhe.

“Në marrëveshjen rreth komunitetit serb ka dispozita jodemokratike, jokushtetuese si dhe është raciste, pasi që komandanti i policisë në veri, domosdo duhet të jetë serb”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.