ARKATANA

Matoshi: Presidentja s’e zgjidhë ngërçin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti politik, Halil Matoshi, i vlerëson si të kota takimet e me liderët politik për ta zgjidhur ngërçin politik në vend. Pasi që, sipas tij, presidentja e Kosovës nuk ka fuqi politike dhe nuk autoritet, siç thotë ai, të merret me këso punë të mëdha. Matoshi thotë se tashmë në Kosovë është një realitet ku janë krijuar dy blloqe politike, në njërën anë PDK-ja me koalicionin para-zgjedhor dhe në anën tjetër blloku rreth LDK-së, përkatësisht koalicioni pas-zgjedhor.

“Praktikisht këto dy blloqe qëndrimet i kanë të betonuara dhe kjo krizë definitivisht është e pazgjidhshme, vetëm nëse palët me një marrveshje politike lëshojnë pe përkatësisht nëse PDK ja le postin e kryetarit të Kuvendit LDK-së apo e kundërta, nëse blloku tërhiqet dhe e voton një kandidat të PDK-së cilidoqoftë ai”, ka thënë Matoshi për të shtuar se presidentja e Kosovës nuk ka fuqi politike dhe nuk autoritet të merret me këso punë të mëdha.

Mobi Casa

Përndryshe, sipas Matoshit, vendi shkon në zgjedhje të jashtzakonshme dhe se presidentja në këtë rast nuk ka kurrfarë ndikimi.

“Kur them këtë kam parasysh faktin se edhe vet kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e dha një sqarim shtesë sado që e bëri për medie të huaja, ai tha se objektivisht kryetari i Kuvendit sipas verditktit të Gjykatës i takon ekskluzivisht koalicionit parazgjedhor në këtë rast PDK-së. Dhe këtu nuk ka më nevojë për kurfarë humbje kohe”, ka thënë Matoshi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.